Paçarizi: Kur flitet se kush ka qenë kryeministri më i mirë, del Isa Mustafa

Aktuale

Paçarizi: Kur flitet se kush ka qenë kryeministri më i mirë, del Isa Mustafa

Më: 13 korrik 2022 Në ora: 22:15
Rrahman Paçarizi

Analisti Rrahman Paçarizi, ka thënë se në vitet 2018 dhe 2019, LDK sillej si satelit i LVV-së, dhe se kandidatja e atëhershme për kryeministre nga kjo parti, Vjosa Osmani, sipas Paçarizit, dukej se e përcillte në televizion se çfarë thoshte Albin Kurti, dhe i përsëriste fjalët e tij.

“LDK sillej si satelit i VV-së. Vjosa Osmani dukej se e ndiqte në televizion se çka thoshte Albin Kurti, dhe i përsëriste fjalët e Albin Kurtit. Ajo parti nuk ka sukses, është e gjykuar të dështoj”, ka thënë Paçarizi.

“LDK ka dalë nga diskursi i vetë, diskursi të cilin e ka ndjekë LDK në vitet 2018-19, sidomos me Vjosa Osmanin, nuk është diskursi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, LDK nuk flet ashtu, nuk mendon ashtu, nuk vepron ashtu”.

Tutje Paçarizi tha se edhe pse ish-kryeministri Isa Mustafa kritikohet, sipas tij, ai ka qenë kryeministri më i mirë i Kosovës, dhe po ashtu kryetari më i mirë i Prishtinës.

“Isa Mustafa është ai të cilin e kritikojmë pa dhimbje, mirëpo, kur flitet se kush ka qenë  kryeministri më i mirë i Kosovës, është Isa Mustafa, kush ka qenë kryetari më i mirë i Prishtinës, është Isa Mustafa, domethënë prapë kthehesh tek Isa Mustafa, dhe kjo është goxha absurde”, u shpreh Paçarizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat