Çeku: Kisha Ortodokse Serbe e refuzon kryeministrin e Kosovës

Aktuale

Çeku: Kisha Ortodokse Serbe e refuzon kryeministrin e Kosovës

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 00:31
Hajrullah Çeku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe nuk e njeh kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, por as edhe Gjykatën Kushtetuese.

Ai, në Edicionin Special, ka deklaruar kështu derisa ishte duke folur për çështjen e kontestit të pronave të Manastirit të Deçanit.

“Po e bëj një pyetje shumë të thjeshtë çfarë mund të jetë lidhja ndërmjet integritetit dhe sigurisë së një manastiri, me 24 hektarë tokë, ku është ndërlidhja mes këtyre dyjave, e para. Dhe e dyta, ky argumenti që e përdorë kisha se zbatojeni njëherë vendimin e Gjykatës Kushtetuese pastaj flasim për çështjet tjera, është i paqëndrueshëm askush nuk mund të na garantojë që Kisha Ortodokse Serbe që edhe pasi të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronën do të jetë konstruktive”.

“Ju e dini Kisha Ortodokse Serbe e refuzon edhe kryeministrin e këtij vendi, këta e refuzojnë realitetin në të cilin jetojnë, paradoksalisht e njëjta kishë e kërkon zbatimin e një vendimi të një Gjykate Kushtetuese të një republike që në Kushtetutën e vet thotë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, nëse kjo Kishë kërkon të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese së pari duhet të na thotë nëse e njeh Kushtetutën e kësaj republike, mbi të cilën është marrë ai aktvendim i Gjykatës Kushtetuese”

“Pra, ka shumë hipokrizi na qasjen e Kishës dhe unë jam i bindur për diçka që Kisha Ortodokse nuk do të jetë fare konstruktive edhe në momentin kur do të zbatohet vendimi i Kushtetueses, i cili është mjaft problematik”, ka thënë Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat