Spahiu: Serbia nuk ka guxim ta eskalojë situatën

Aktuale

Spahiu: Serbia nuk ka guxim ta eskalojë situatën

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 17:46
Nexhmedin Spahiu

Para disa ditësh nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiqiç i cili kërkohet nga organet e drejtësisë, përmes një videoje tha se është kthyer në Kosovë.

Duke e komentuar këtë situatë, profesori Nexhmedin Spahiu tha se Serbia nuk ka guxim ta eskalojë situatën pikërisht tani gjatë luftës në Ukrainë.

I pyetur në qoftë se tani mund të tensionohet situata, Spahiu tha se incidente mund të ndodhin, mirëpo jo të eskalojë situata.

“Pas provokimeve të Milan Radojiqiçit, incidente mund të ketë ndoshta. Por, nuk besoj që Serbia ka guximin deri sa të zgjasë lufta në Ukrainë që ta eskalojë situatën. Mirëpo, tensionime mund të ketë, por eskalime jo. Pra, nuk besoj që Serbia mund ta marrë një hap të tillë për shkak të presionit që ka Perëndimi ndaj Serbisë”, tha ai.

Gjithashtu, Spahiu tha se Kosova duke u marr me këto imtësira, po i ikën momentumi për ta marrë njohjen nga Serbia, e që sipas tij, kjo do t’i zgjidhte të gjitha problemet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat