​Latifi në Graz të Austrisë: Na ndihmoni të përmirësojmë sistemin shëndetësor

Aktuale

​Latifi në Graz të Austrisë: Na ndihmoni të përmirësojmë sistemin shëndetësor

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 18:39
Ministri Latifi kërkoi nga autoritetet austriake bashkëpunim dhe përkrahje për përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, është takuar sot me kryetarin e Landit të Steiermarkut (kryeqyetet i saj Grazi) të Austrisë , Christoph Drexler dhe me kryetaren e komunës së Grazit, Elke Kahn, ku temë diskutimi ka qenë bashkëpunimi midis sistemeve shëndetësore respektive.

Në këtë takim, i cili u zhvilluar në vazhdën e vizitës zyrtare në Austri, ministri Latifi kërkoi nga autoritetet austriake bashkëpunim dhe përkrahje për përmirësimin e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ministri Latifi tha se sistemi shëndetësor në Kosovë kërkon transformim të rrënjësishëm, prandaj “bashkë me ekspertët e Grazit, do të bëjmë më të mirën për shëndetësinë e Kosovës”.

Ai theksoi rëndësinë e “kthimit të trurit” për të kontribuar në shëndetësinë e Kosovës.

“Me që Kosova dhe Austria kanë marrëdhënie shumë miqësore, shkëmbimi i eksperiencave mes dy vendeve dhe mundësia e trajnimit të mjekëve të rinj dhe studentëve nga Kosova në Austri, - sipas ministrit Latifi -, është qëllimi kryesor i kësaj vizite”.

“Bashkëpunimi me partnerët strategjikë është shumë i nevojshëm në këtë fazë për përmirësimin e sistemit shëndetësor të Kosovës. Kosova ka potencial njerëzor, pra ka popullatë të re. Prandaj, shkëmbimi i eksperiencave dhe trajnimi i mjekëve të rinj, bashkëpunimi në hulumtime shkencore duhet të funksionojë me Grazin”, tha ministri Latifi në këtë takim, duke përmendur kështu prioritetet e transformimit të sistemit shëndetësor, si formimi i 14 Qendrave të Ekselencës dhe 7 shtyllat e transformimit të sistemit shëndetësor.

Ndërkaq, kryetari i Republikës së Steiermarkut, Christoph Drexler, sipas komunikatës së dërguar nga Ministria e Shëndetësisë, ka falënderuar ministrin Latifi për këtë takim, duke thënë se Kosova si vend është i rëndësishëm për Austrinë dhe Grazi është i interesuar për ta bashkëpunuar dhe ndihmuar.

Ndërkaq, në takimin me kryetaren e komunës së Grazit, Elke Kahr, ministri Latifi, theks të veçantë i dha interesimit për komunitetin shqiptar, bashkëpunimi mes dy vendeve, bashkëpunimit në shëndetësi dhe shkëmbimit në programet shkencore për studentët.

Ministri Latifi, falënderoi kryetaren e Grazit për mbështetjen që u është dhënë studentëve dhe mjekëve nga Kosova duke thënë se “Grazi ka qenë dhe është shtëpia e dytë e të gjithë shqiptarëve, studentëve dhe mjekëve të rinj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat