Infektologu: Ekziston rreziku për një valë të re të COVID-19.

Aktuale

Infektologu: Ekziston rreziku për një valë të re të COVID-19.

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 19:01
Ilustrim

Infektologu Izet Sadiku ka deklaruar se ekziston rreziku për një valë të re të COVID-19.

Për rritje të numrave me COVID-19, Sadiku ka thënë se nga ekspertët e shëndetësisë është pritur një situatë e tillë, pasi ka kaluar një kohë nga vaksinimi me dozë të tretë dhe nga vala e fundit me variantin “Omicron”.

Një rritje e tillë e numrave ka ekzistuar disa shtete të tjera të ditëve të fundit. Japonia e Australia kanë raportuar rritje të të infektuarve. Kjo situatë është pritur nga ekspertë të shëndetësisë, duke pas parasysh se ka kaluar një kohë nga vaksinimi i dozës së tretë dhe disa muaj nga vala e fundit që ishte me variantin ‘Omicron’”, tha ai.

Sipas tij, ekziston rreziku që prapë të ketë rritje të numrave me koronavirus.

“Sigurisht, ekziston rreziku që të hyjmë në një valë të re e cila fillimi i saj por sa do të jetë numri i të infektuarve do të jetë vështirë që të paragjykohet, por ekziston rreziku që prapë të kemi rritje të numrave me COVID-19, të vazhdojë kjo rritje”, ka deklaruar Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat