Rritja e çmimeve të produkteve bazë, Hajdari: S’ka nevojë për panik

Aktuale

Rritja e çmimeve të produkteve bazë, Hajdari: S’ka nevojë për panik

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 22:01
Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka përmednur fjalët e kolegut të saj qeveritar, Faton Peci, i cili ka deklaruar se nuk ka nevojë për panik sa i përket gjendjes së çmimeve të produkteve bazë dhe tregut kosovar.

Megjithatë, ajo tha se duhet të analizohet tregu bashkë me prodhimet vendore si dhe importet.

Ministrja shtoi se duhet të shikohet se si të arrihet stabiliteti i tregut.

“S’ka nevojë për panik. Duhet analizojmë situatën në treg, prodhimin vendor, importet dhe duhet të shikojmë më së miri se si të arrihet stabiliteti i tregut por edhe gjithmonë në nevojën kur do të kemi, shpresojmë që jo, por kur është nevoja për rezervat shtetërore, që jemi duke punuar për rritje”.

“Takohemi me fermerët edhe sektorin tjerë që janë produkte esenciale, shoqatën e naftëtarëve e kështu me radhë. Dje patëm takime me shoqatën e mullisëve. Ministri Peci na njoftoi se është mirë situata dhe korrje-shirjet janë në përfundim e sipër. Tregu do të jetë më stabil”, u shpreh ministrja Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat