Haki Abazi thotë se disa kompani të lidhura me Grenellin, ishin regjistruar në SHBA për blerjen e Trepçës dhe Ujmanit

Aktuale

Haki Abazi thotë se disa kompani të lidhura me Grenellin, ishin regjistruar në SHBA për blerjen e Trepçës dhe Ujmanit

Më: 14 korrik 2022 Në ora: 23:47
Haki Abazi

Deputeti i VV-së, Haki Abazi, ka folur për deklaratat e fundit të ish të Dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, i cili dha disa deklarata të forta në një ligjeratë në Universitetin e Beogradit.

Abazi thotë se Grenell ka qenë “aksident” në politikën amerikane.

Ai tregon pr lidhjet e tij me oligarkë në Moldavi, ndërsa shton se në kohën kur Grenell po negocionte zgjidhjen Kosovë-Serbi, shumë kompani me përgjegjësi të kufizuar po regjistroheshin në shtetin e Delawere në SHBA.

Abazi pretendon se Grenell po tentonte të krijonte një zonë jashtë menaxhimit të Kosovës, që do të përfshinte resurset e mëdha ekonomike në veri të vendit.

“Ato do të ishin jashtë kontrollit shtetëror të Kosovës, sikur Ujman i dhe Trpeca. Kishte shumë regjistrime të kompanive në Delawere për të vendosur krejt këtë pasuri brenda një menaxhimi të pavarur. Nëse më kujtohet saktësisht atë kohë pata kërkuar prej Martin Vuthaj, që ka qenë njëri prej avokatëve që ka bërë kornizimin ligjor të kësaj, e pata kërkuar që të dilte në publik e të fliste për atë që po ndodhte. Megjithatë, këtu provë mbetet konsistenca e Grenellit që ngulmonte në këtë punë”, tha ai.

“Ideja është që nëse me saktësi në atë kohë pata shikuar nga afër regjistrimin e kompanive. Delaware njihet si shtet ku box-kompanitë mund të regjistrohen me lehtësi, ku kompanitë me përgjegjësi të kufizuara, Trepça e Ujmani kanë qenë pjesë e një tentimi që mund të quhet Financial-facility. E cila und të merr në përgjegjësi menaxhimin si rezultat i një marrëveshje politike”, shton ai.

Ai flet edhe për atë se çfarë fliste Grenell në kohën kur po ndodhte kjo.

“Nëse ju kujtohet, Grenell insistonte që zgjidhja Kosovë-Serbi të jetë përmes një zgjidhje ekonomike ku njerëzit nuk do të mendonin për konfliktin pasi që do të merrenin me ekonomi. Jam i bindur sikur në rastin e Moldavisë, me oligarkun Plotinik, që ai është ndihmuesi kryesor për të dalë prej Moldavisë. Ku flitet për ndihmesë që edhe të futet brenda SHBA-së, ka qenë loja e njëjtë edhe këtu. Ka qenë një aksident, që tani njerëzit me kokë të ftohtë, mendoj se duhet të distancohen prej. Si duket ai ju ka dhënë edhe instrukcione. Nuk pat distancim. Ndoshta është e vështirë për ta. Po flasim për faktorët e brendshëm. Që amplifikonin mesazhin e Grenellit, ishin pozicionuar krah tij“, përfundoi ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat