Fetoshi thotë se është shqetësuese ikja e të rinjve dhe mjekëve nga Kosova

Aktuale

Fetoshi thotë se është shqetësuese ikja e të rinjve dhe mjekëve nga Kosova

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 00:49
Arben Fetoshi

Profesori Universitar, Arben Fetoshi tha se problemi kryesor në Kosovë ka të bëjë me shqetësimin për ikjen e të rinjve dhe mjekëve nga vendi.

Fetoshi tha se shkalla e papunësisë vazhdon të jetë problem kryesor në Kosovë. Madje ai thotë se për këtë arsye shumë të rijnë e të reja i dhe profesionistë mjekësorë po ikin nga vendi.

“Ne jemi dëshmitar të faktit që shkalla e papunësisë në Republikën e Kosovës vazhdon të jetë jashtëzakonisht e lartë edhe te qytetarët shumicë, jo vetëm te komunitete pakicë. Jam i bindur që problemi kryesor, tema kryesore që e hasim gjithkund në vendin tonë ka të bëj me shqetësimin për ikjen e të rinjëve. Jo vetëm në kuptimin e të rinjve por tani ditëve të fundit kishim lajme dramatike edhe sa i përket largimit të mjekëve e të tjera. Pra janë fakte kokëforta që bien ndesh me një narracion inokuent që t’u flasim qytetarëve për angazhimet tona të përditshme për shkak se ata presin nga përfaqësuesit e qeverisë që të dëgjojnë zgjidhje konkrete, propozime konkret, angazhim të vendosur për sigurim të zgjidhjeve që ta lehtësojnë të paktën krizën me të cilën ballafaqohemi tani”, tha ai.

Tutje Fetoshi tha se është detyrë e qeverisë që të reagojë me masa konkrete lehtësuese për qytetarët sepse ata sipas tij, edhe presin zgjidhje të tilla.

“Është detyrë e qeverisë që të paktën të reagojë me masa për ta lehtësuar atë sa më shumë që është e mundur për qytetarët sepse këto janë shqetësimet reale të qytetarëve të Kosovës sot”, theksoi Fetoshi në fund të emisionit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat