Smajl Latifi i reagon Baton Haxhiut: Ia ndalëm projektin për ndarjen e Kosovës

Aktuale

Smajl Latifi i reagon Baton Haxhiut: Ia ndalëm projektin për ndarjen e Kosovës

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 15:17
Baton Haxhiu

Anëtari kryesisë së AAK-së, Smajl Latifi, i ka reaguar publicistit Baton Haxhiu, i cili të enjten deklaroi se Ramush Haradinaj është fajtor për triumfin e LVV-së në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar.

Haxhiu ka thënë të enjten se Haradinaj dhe AAK-ja janë të gatshëm të futen në koalicion qeverisës me LVV-në.

Ndërkaq, në një reagim për media të premten, Smajl Latifi i AAK-sa ka thënë se Baton Haxhiu është hidhëruar me AAK-në dhe Ramush Haradinajn meqë sipas Latifit AAK dhe Haradinaj e kishin “dekonspiruar dhe ia kanë ndaluar projektin për ndarjen e Kosovës”

“Baton Haxhiut i paska gufuar hidhërimi për Aleancën dhe Ramush Haradinajn, sepse ia kanë dekonspiruar dhe ia kanë ndalur projektin për ndarjen e Kosovës, e tash bëhet sikur i ditur për të treguar se sa e gatshme qenka Aleanca për koalicion me pushtetin!”, ka thënë Latifi në reagim.

Tutje Latifi e ka quajtur Haxhiun si “megafon” të të gjitha pushteteve.

“S’ka faj i shkreti, sepse gjithmonë ka qenë megafon i të gjitha pushteteve, prej ngado që kanë ardhur ato. E qartë, e pengon rritja e Aleancës, prandaj mundohet ta godasë atë edhe me gënjeshtra, një zanat që ai e ka mësuar mirë. Mirëpo, për këtë e batona të tjerë, tash për tash, Aleanca është e vetmja opozitë e zëshme e këtij pushteti dhe këtë e kemi bërë e vazhdojmë ta bëjmë për çështje parimore e interesa të vendit, e jo për kalkulime e interesa të askujt”, ka thënë ndër të tjera Smajl Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat