​Këshilli Prokurorial kërkon komente dhe sugjerime për dy draft-rregullore

Aktuale

​Këshilli Prokurorial kërkon komente dhe sugjerime për dy draft-rregullore

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 18:14
Foto ilustrim

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se ka hapur dëgjim publik lidhur me draft-rregulloren për organizimin e brendshëm dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit, si dhe për draft-rregulloren për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e administratës në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës, njofton se është në fazën e draftit përfundimtar të draft-rregullores për organizimin e brendshëm dhe funksionimin e Prokurorit të Shtetit, si dhe të draft-rregullores për veprimtarinë, organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e administratës në Këshillin Prokurorial të Kosovës.

“Andaj, me qëllim të arritjes së bashkëpunimit, nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit, Këshilli Prokurorial fton të gjithë profesionistët e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e këtyre dy draft-Rregulloreve deri më datë 29 korrik 2022.

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: [email protected] Gjithashtu, bashkangjitur gjeni linkun ku mund t’i gjeni të publikuara dy Draft-Rregulloret në fjalë https://prokuroria-rks.org/degjim-publik”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat