Mërgimtarit në Mazgit i vidhet çanta plot para pasi u ndal në një market - dalin pamjet

Aktuale

Mërgimtarit në Mazgit i vidhet çanta plot para pasi u ndal në një market - dalin pamjet

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 20:53
Ai u ndal në një market në Mazgit dhe derisa veturën e kishte në parking, dy hajdutë ia vodhën çantën me dokumente e para

Një mërgimtari nga Norvegjia iu vodhën 40 mijë kruna, tri ditë më parë, në Kosovë.

Ai u ndal në një market në Mazgit dhe derisa veturën e kishte në parking, dy hajdutë ia vodhën çantën me dokumente e para.

I njëjti tregoi se ai dhe familja e tij ishin fare pranë veturës kur ndodhi rasti, por që e vërejtën tek më vonë se ishin pre e një grabitje.

Rasti u lajmërua menjëherë në polici, të cilëve iu ndihmuan kamerat e sigurisë të vendosura në atë pjesë.

Dy  të dyshuarit u zunë në flagrancë dhe u arrestuan, ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat