Haradinaj: Qeveria Kurti i ka shkaktuar 14 milionë euro dëm Policisë së Kosovës

Aktuale

Haradinaj: Qeveria Kurti i ka shkaktuar 14 milionë euro dëm Policisë së Kosovës

Më: 15 korrik 2022 Në ora: 21:15
Ramush Haradinaj me policët e Kosovës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se dëmi që qeveria Kurti ia ka shkaktuar Policisë së Kosovës është rreth 14 milionë euro për një vit.

Haradinaj, në faqen e tij në Facebook, ka thënë se mos-miratimin e Ligjit për Paga, dëm i madh u është shkaktuar të gjithë sektorëve.

“Dje sqaruam dëmin që iu bë personelit shëndetësor. Por, qeveria Kurti me mosmiratimin e Ligjit të Pagave u ka shkaktuar dëm të gjithë sektorëve në vend.  Ata që janë përgjegjës për rendin dhe qetësinë e shtetit tonë, Policia e Kosovës, është dëmtuar mbi 14 milionë euro për një vit. Përderisa kjo qeveri po mburret se janë rritur të hyrat buxhetore, përse po i varfëron policët tanë?”, ka shkruar Haradinaj.

Gjatë ditës së djeshme, Haradinaj ka kalkuluar edhe dëmin që sipas tij i është shkaktuar sektorit shëndetësor. Ai ka llogaritur se ky dëm është rreth 25 milionë euro.

“Dje e kam paraqitur para jush vetëm dëmin e shkaktuar ndaj mjekëve specialistë, e sot për mbarë personelin shëndetësor. Dëmi që i është bërë sektorit të Shëndetësisë nga Qeveria Kurti, e cila padrejtësisht po i mban paratë e mjekëve, infermierëve, farmacistëve e drejtuesve tash e një vit, përfshirë edhe inflacionin dhe shtesën e obligueshme vjetore është rreth 25 milion euro. Nesër do të paraqes dëmin e shkaktuar Policisë së Kosovës”, ka shkruar dje Haradinaj.

Image
Shifrat e publikuara nga Haradinaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat