​Haradinaj: Mërgata jonë vazhdon të jetë forcë e atdheut

Aktuale

​Haradinaj: Mërgata jonë vazhdon të jetë forcë e atdheut

Më: 16 korrik 2022 Në ora: 18:00
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se mërgata jonë ndërlidhet me mbijetesën e popullit të Kosovës në kohë të rënda dhe vazhdon të jetë forcë e atdheut.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se shpagimi më i mirë për kontributin e tyre të çmueshëm është ndërtimi i një Kosove të fortë politikisht dhe ekonomikisht, që fuqizon kështu edhe njerëzit e saj kudo në botë.

Postimi i plotë:

Bashkatdhetarët gjithëherë ngjallin ndjenjat më të bukura. Ashtu edhe sot, në Kuvendin e Aleancës për Gjermani, ku ishim bashkë me deputetin Bekë Berisha, kryetarin e komunës së Suharekës, Bali Muharremaj e shumë kolegë të tjerë.

Në frymën që Mërgata të jetë pjesë e vendimmarrjes në Kosovë, ky Kuvend ka zgjedhur Ukë Blakaj, kryetar të AAK-së në Gjermani. Uka është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Aleancës, ndërmarrës i suksesshëm që ka hapur me dhjetëra vende pune në Kosovë, i rritur e brumosur me traditën patriotike nga babai i tij dëshmor, mësuesi Mustafë Blakaj.

Mërgata jonë ndërlidhet me mbijetesën e popullit të Kosovës në kohë të rënda dhe vazhdon të jetë forcë e atdheut. Bashkatdhetarët në Kosovë kanë një shtet të lirë dhe sovran, kanë një adresë, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Shpagimi më i mirë për kontributin e tyre të çmueshëm është ndërtimi i një Kosove të fortë politikisht dhe ekonomikisht, që fuqizon kështu edhe njerëzit e saj kudo në botë.

Ukës dhe të gjitha strukturave që sot morën drejtimin e Aleancës në shtetin i cili është strehë për qindra mijëra shqiptarë, ju urova sukses dhe ofrova mbështetjen time të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat