Andi Bushati i kundërpërgjigjet Berat Buzhalës – ka disa pyetje publike, ia përmend fondet e Klanit Pronto!

Aktuale

Andi Bushati i kundërpërgjigjet Berat Buzhalës – ka disa pyetje publike, ia përmend fondet e Klanit Pronto!

Nga: A.M. Më: 17 korrik 2022 Në ora: 13:41
Andi Bushati

Gazetari nga Shqipëria, Andi Bushati i është kundërpërgjigjur Berat Buzhalës, pas replikës së këtij të fundit për shkrimin e tij lidhur me media.

Bushati i bëri disa pyejte Buzhalës, e njër ndër to ishte a “A ka pasur analistë të paguar për të mbrojtur ekskluzivisht PDK?”

Ndër të tjera, ai e pyeti edhe nëse vazhdon kjo praktikë në qeverinë aktuale, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Lexova nje replike te kolegut Berat BUZHALA, qe nuk merrej me thelbin e shkrimit tim, por me aspektin me anesor te tij, me sakte me nje togfjalesh te vetem: "mediat qe bashkepunuan me regjimin e shkuar", te cilin ai reket ta kundershtoje?

Tani pyetja e thjeshte eshte: a ka pasur ne Prishtine portale te krijuara me fondet okulte te klanit pronto? A ka pasur analiste te paguar per te mbrojtur ekskluzivisht PDK? A ka pasur pronare TV qe kane mare favore nga qeverite vetem per faktin se kontrollonin nje pjese te rendesishme te audiences?

Dhe pastaj, a vazhdojne keto praktika me qeverine aktuale?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat