Spahiu reagon ndaj atyre që ndaluan vizitën e studentëve serbë në Prekaz

Aktuale

Spahiu reagon ndaj atyre që ndaluan vizitën e studentëve serbë në Prekaz

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 10:20
Nexhmedin Spahiu

Opinionisti Nexhmedin Spahiu ka thënë se mos-lejimi i vizitës së grupit të studentëve ndërkombëtarë në Prekaz është veprim anti-kombëtar.

Spahiu thotë se ata që penguan vizitën nuk ua duan të mirë as Jasharajve, as Kosovës.

“Moslejimi i kujdoqoftë për të vizituar kompleksin memorial të Jasharve në Prekaz është gjest antikombëtar. Familja Jashari duhet të deklarohet se ata që penguan vizitën e studentëve serbë në kompleks nuk ua duan të mirën as Jasharve as Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe të dielën një grup i studentëve ndërkombëtarë nuk iu lejua vizita në kompleskin në Prekaz.

Ata që e ndaluan menduan se studentët ishin serbë, por nuk doli ashtu, pasi studentët ishin nga vende të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat