Kamberi takon Ramën: E njofton për kërkesat drejtuar Vuçiqit, kërkon mbështetje për realizimin e tyre

Aktuale

Kamberi takon Ramën: E njofton për kërkesat drejtuar Vuçiqit, kërkon mbështetje për realizimin e tyre

Më: 18 korrik 2022 Në ora: 13:20
Shaip Kamberi dhe Edi Rama

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, me një postim në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ai e njoftoi shefin e qeverisë shqiptare për kërkesat e tij ndaj presidentit serb Aleksandar Vucic.

Në takim i cili u mbajt sot në Tiranë, përveç kryeministrin Rama, Kamberi njoftoi se gjithashtu ka takuar edhe Kryetarin e Grupit Parlamentarë të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Kamberi ka shkruar se i ka njoftuar me kërkesat ndaj institucioneve të Serbisë, ndërsa ka kërkuar nga Rama mbështetje dhe angazhim në realizimin e këtyre kërkesave.

Njoftimi i plotë:

Në Tiranë sot takova Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të PS, z.Taulant Balla.

I njoftova me kërkesat të cilat në emër të Koalicionit të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës ia dorëzuam Presidentit të Republikës së Serbisë.

Nga Kryeministri Rama kërkova angazhim dhe mbështetje për realizimin e kërkesave legjitime të shqiptarëve të Luginës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat