Raporti 24-orësh i Prokurorit të Shtetit – 33 aktakuza të ngritura, 21 persona janë ndaluar

Aktuale

Raporti 24-orësh i Prokurorit të Shtetit – 33 aktakuza të ngritura, 21 persona janë ndaluar

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Zyra e Prokurorit të Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 33 aktakuza kundër 35 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 21 persona, si dhe janë ushtruar katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona dhe ka ngritur 11 aktakuza kundër 12 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur 11 aktakuza kundër 11 personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar pesë persona të dyshuar, në tre raste të ndara, si dhe, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar pesë persona, ka bërë një kërkesë për caktimin e paraburgimit për pesë persona, si dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër shtatë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka parashtruar një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi, si dhe, ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat