BIK-u tregon sa qytetarë nga Kosova e kryen haxhin këtë vit

Aktuale

BIK-u tregon sa qytetarë nga Kosova e kryen haxhin këtë vit

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 14:17
Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari”

Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), ka treguar që këtë vit haxhin e kanë kryer 741 besimtarë nga Kosova.

Këtë informacion BIK-u e dha pasi tregoi se sot ka mbërritur në Kosovë një grup i haxhive.

“Sot, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, 285 haxhi nga grupi i parë i haxhive nga Prishtina, Podujeva, Fushë Kosova, Obiliqi, Lipjani, Drenasi, Gjilani dhe Istogu kanë arritur në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Ata pos familjarëve i ka pritur edhe myftiu, Naim Tërnava.

“Bashkësia Islame e Kosovës njofton se edhe grupet e tjera të haxhive pritet që të arrijnë në Kosovë sipas orareve të parapara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat