Benzina lirohet për 2 centë

Aktuale

Benzina lirohet për 2 centë

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 09:24
Foto ilustrim

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për të mërkurën.

Sipas njoftimit, benzina është liruar për 2 cent, ndërsa nafta ka mbetur njëjtë.

Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës: çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.74 euro për litër, i benzinës 1.61 euro për litër derisa çmimi maksimal i lejuar i produktit gaz vazhdon të mbetet i pandryshuar, 0.78 euro për litër.

Çmimet e lartcekura vlejnë sot prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat