Deputeti i Vetëvendosjes, “haxhiu më i ri” në kuvend

Aktuale

Deputeti i Vetëvendosjes, “haxhiu më i ri” në kuvend

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 14:15
Visar Korenica dhe Eman Rrahmani

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica e ka prezantuar kolegun e tij në grupin parlamentar të LVV-së si “haxhiun më të ri në Kuvend”.

“Haxhiu ma i ri i kuvendit, shnosh e mirë u kthye”, ka shkruar Korenica në Facebook.

Eman Rrahmani këtë vit e ka vizituar Qaben në Arabinë Sauditë, vendin e shenjtë të myslimanëve, raporton Paparaci.

E BIK-u të mërkurën ka njoftuar së në Kosovë ka mbërritur edhe grupi i fundit i haxhinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat