​Bislimi uron Minxhozin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Aktuale

​Bislimi uron Minxhozin për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE-në

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 20:39
Besnik Bislimi dhe Qemal Minxhozi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi deklaroi sot hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, së bashku me Maqedoninë e Veriut, shënon një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor drejt familjes së madhe evropiane.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, të cilin e uroi për vendimin historik në hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Ky hap shënon një vendim të rëndësishëm për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, të cilën Kosova e mbështet plotësisht dhe i gëzohet suksesit të Republikës së Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha Bislimi.

Në takim u tha se përshpejtimi i procesit të integrimit është jetësor për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Ambasadori Minxhozi tha se shpreson që së shpejti të ketë dhe hapa konkretë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat