​Nis Forumi i Dytë i Solareve, promovon investimet në energji të ripërtëritshme

Aktuale

​Nis Forumi i Dytë i Solareve, promovon investimet në energji të ripërtëritshme

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 10:29
Artane Rizvanoll

Ministria e Ekonomisë në bashkëpunim me USAID-in kanë organizuar Forumin e dytë të Solareve në Kosovë për vitin 2022. Forum ky që promovon investimet në energji të ripërtëritshme.

Ministrja, Artane Rizvanolli tha se kanë punuar intesivisht në hartim të Ligjit për energji të ripëtërishme.

Ndërsa specialisti i menaxhimit të projekteve të energjisë në USAID, Edmond Shyti tha se avancimet teknologjike e kanë bërë më konkurruese energjinë e ripërtëritshme e cila sipas tij ndikon në fuqinë energjetike dhe krijon vende pune. 

Ai tha se zhvillimi i gjeneratorëve solar shton mundësinë për investime kapitale. 

Forumi i Solareve në Kosovë do të jetë i hapur edhe ditën e nesërme, ndërsa punimet po mbahen në hotel Emerald. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat