Kadrijaj e AAK-së: Profesionistët shëndetësor po punojnë mbi 40 orë në javë

Aktuale

Kadrijaj e AAK-së: Profesionistët shëndetësor po punojnë mbi 40 orë në javë

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 12:02
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se profesionistët shëndetësor po punojnë më shumë se 40 orë në javë.

Ajo në seancën e së enjtes, ka thënë gjithashtu se disa prej tyre nuk po i paguhen kujdestaritë dhe ditët e vikendit.

“Gjatë vizitave që i kemi bërë në institucionet shëndetësore, e kemi pa që stafi shëndetësor dhe mjekët po punojnë më shumë se 40 orë në javë dhe ato nuk i kompensohen. Duhet të kompensohen edhe kujdestaritë e natës dhe ditët e vikendit.

Kjo nuk është e çudi tani që edhe mjekët edhe infermierët po e lëshojnë Kosovën”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat