Rozeta Hajdari e gjen fajtorin për çmimet e larta, thotë se shitësit me pakicë po bëjnë veprime anti-kushtetuese

Aktuale

Rozeta Hajdari e gjen fajtorin për çmimet e larta, thotë se shitësit me pakicë po bëjnë veprime anti-kushtetuese

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 18:30
Rozeta Hajdari

Ministrja e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari ua ka lënë fajin shitësve me pakicë për çmimet, duke thënë se shitja e produkteve nga ata po bëhet me një marzhë të lartë tregrare.

Ajo në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka thënë se një gjë e tillë është anti-kushtetuese.

“Ne kemi analizuar situatën e rritjes së çmimeve në bazë të marzhës tregtare. Kemi analizuar, grurin, miellin, vajin, kripën, vezët, mishin e pulës, sapunin, pecetat dhe letrën higjenike. Ne kemi kalkuluar çmimet e blerjes me pakicë dhe shumicë. Kemi çmime që shkojnë deri në marzhë deri në 42% për vezët. A është kjo kushtetuese? A duhet të lejohet që qytetari ynë t’i blejë vezët me 42 %?”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka prezantuar rezolutën për adresimin e rritjes së çmimeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat