Ngërçi i diplomacisë kosovare, 4 njohje në 5 vjetët e fundit

Aktuale

Ngërçi i diplomacisë kosovare, 4 njohje në 5 vjetët e fundit

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 19:02
Ilustrim

Serbia po pretendon se Egjipti ka “ngrirë njohjen” e pavarësisë së Kosovës, të cilën e njohu në qershor të vitit 2013.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk i kanë kthyer përgjigje gjatë ditës medias nëse qëndron ky informacion, i lëshuar nga kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, pas takimit të së mërkurës që pati në Beograd me presidentin e shtetit arab, Abdel Fattah el-Sisi.

Megjithatë e sigurt është se Kosova në pesë vjetët e fundit ka siguruar vetëm katër njohje. E fundit erdhi nga Izraeli, në shkurt të 2021-s.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj – njëherit anëtare e Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvend – akuzon pushtetin për mungesë të strategjisë sa i përket lobimit për njohje.

Qeveria ka premtuar se do të ketë njohje, por që 1 vit e gjysmë ka dështuar. Nuk ka stregji koordinuese mes institucioneve. Ekziston një zbehje e subjektiviteti dhe jo fuqizim”, deklaroi Kadrijaj.

Më të ashpër janë nga taborri i PDK-së, partisë më të madhe opozitare.

Deputeti i këtij subjekti, Hajdar Beqa s`pret që Kurti me ekip gjatë këtij mandati ta bind ndonjë shtet ta njoh mëvetësinë e vendit.

“Nuk kanë agjendë, s`kemi pa lobim konkret, i kemi pa disa piknike në Greqi. Besoj që do ta përfundojë mandatin pa asnjë njohje të re”, theksoi Beqa.

Nga opozita, megjithatë, shprehen të gatshëm t`i ofrojnë ndihmë pushtetit në temat që lidhën me arenën ndërkombëtare.

Sipas analistit Dritëro Arifi, Kosova nuk qëndron aspak mirë në diplomaci.

“Diplomacia kosovare nuk ka treguar kohezion, kemi mungesë të njohjeve apo mungesë të anëtarësimit në ndonjë organizatë. Kjo e ka dëmtu avancimin e Kosovës në arenë ndërkombëtare”, theksoi Arifi.

Ngjashëm mendon edhe analisti tjetër, Arbnor Sadiku.

“Kosova aktualisht ka mungesë të zbatimit të politikës të jashtme e që nuk është asgjë përveç zbatimit atë se çfarë punon brenda, por, rolin e shefit poltikes së jashtme të Kosovës është duke mbuluar kryeminstri Rama”, vlerësoi Sadiku.

Mëvetësia e Kosovës, sipas MPJD, njihet nga 117 shtete në total, por jo edhe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, Greqia, Rumania, Spanja, Sllovakia dhe Qipro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat