Pacolli vazhdon turin nëpër Afrikë, thur lavde për “resurset marramendëse” të Sudanit Jugor

Aktuale

Pacolli vazhdon turin nëpër Afrikë, thur lavde për “resurset marramendëse” të Sudanit Jugor

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 19:21
Behgjet Pacolli, Salva Kiir Mayardi

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli njoftoi se ka vazhduar turneun e tij nëpër në Afrikë, teksa tash së fundmi ka vizituar Sudanin e Jugut me ftesë të Presidentit të Sudanit të Jugut, Salva Kiir Mayardi.

Deputeti opozitar tha se ka pasur një bisedë të gjatë dhe të frytshme me presidentin Salva Kiir, “me të cilin kemi shkëmbyer mendime për marrëdhëniet ndërmjet vendeve tona ne te gjitha sferat si dy shtete te pavarura dhe sovrane”.

Ish-presidenti i thuri lavde vendit më të ri në botë duke folur edhe për resurset që i ka.

Sudani i Jugut është shteti më i ri në botë me 13 milion banor dhe resurse marramendese natyrore dhe ne ramë dakord që nuk ka asnje arsye mos te punojmë së bashku. Nga ana tjeter ne duhet të punojmë për krijimin e horizontit edhe me te gjere per Kosovën e cila ka nevojë për miq kudo qofshin ata”, shkroi ai në Facebook.

“Eshtë interes kombëtar që Kosova të zërë vendin e merituar në arenën ndërkombëtare dhe të njihet nga bota në tërësi”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat