Shkullaku: Shpërthim teatral nga Rama! E urrejnë në Kosovë për shkak të flirtit të hapur me Vuçiçin

Aktuale

Shkullaku: Shpërthim teatral nga Rama! E urrejnë në Kosovë për shkak të flirtit të hapur me Vuçiçin

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 20:59
Armand Shkullaku

Gazetari Armand Shkullaku komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Parlament.

Shkullaku tha se shpërthimi i Ramës ishte teatral ndërsa shtoi se fjalori i tij me 'gojore, kocka, thika në gjoks’ ishte shumë i turpshëm.

Shkullati theksoi se Rama është kthyer në një figurë të urryer për shqiptarët e Kosovës për shkakto flirtit të hapur me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ramën s’e ka ndaluar ta dënonte raportin e Dick Marty-t ta dënonte dhe më herët. Rama as nuk e ka njohur dhe as nuk i intereson Kosova si çështje kombëtare.

Arsyeja më e thjeshtë, Rama e dimë që punon me sondazhe, shikon popullaritetin e tij, qeverisë.

Rama është kthyer në figurë të urryer, ndoshta është e rëndë, por në figurë të papëlqyer nga shumica e shqiptarëve në Kosovë prej flirtit të tij të hapur me Vuçiçin.”-tha Shkullaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat