Lajmërohet Martin Berishaj: UÇK nuk ishte rebelim i katundarëve, ishte sublimja nacionale

Aktuale

Lajmërohet Martin Berishaj: UÇK nuk ishte rebelim i katundarëve, ishte sublimja nacionale

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 21:04
Martin Berishaj

Ambasadori i Kosovës në Lubjanë, Martin Berishaj, emri i të cilit u përfshi në një skandal pak muaj më parë nga mediat sllovene, ka bërë një reagim sot.

Por ai sot nuk ka folur për aferën 600 mijë euroshe për të cilën u përfol, por për UÇK-në, duke iu bashkuar debatit të gjerë që nxitet nga mbajtja e krerëve të UÇK-së që mbahen të paraburgosur në Hagë dhe kërkesat e veteranëve.

Ai ka thënë se UÇK nuk ishte rebelim katundarësh, por ishte sublimja e nacionales

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte institucioni i parë në Kosovë që nuk pranoi paralelizëm institucional me Serbinë në Kosovë. Çdo kush që mendon ta denigrojë gjakun, vuajtjet dhe krenarinë, gabon shumë rëndë. Ajo ishte një e papërsëritshme që nuk pranon monopolozim. Ishte dhe mbetet sublimja e nacionales shqiptare për të mishëruar ëndrrat e shumë gjeneratave dhe mbi të gjitha, ajo assesi nuk ishte rrebelim i katundarëve!”, ka shkruar ambasadori në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat