Bajqinovci dhe Selimi përplasen për listat e veteranëve

Aktuale

Bajqinovci dhe Selimi përplasen për listat e veteranëve

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 21:40
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci  dhe ish-ministri i Drejtësisë Selim Selimi

Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci  dhe ish-ministri i Drejtësisë Selim Selimi, kanë pasur diskutime të ashpra mes vete në lidhje me listat e veteranëve.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Mefail Bajqinovci ka pasur polemika të ashpra me analistin Selim Selimi në lidhje me listat e veteranëve të luftës.

Selimi ka thënë se politika në këtë rast Qeveria e Kosovës është duke u përzier në drejtësi, sepse sipas tij iu takon atyre qeverisë të tregojë se a ka parregullsi apo jo tek listat e veteranëve, por një gjë e tillë i takon ta vendos gjykata.

Bajqinovci në anën tjetër u shpreh se vetë krerët apo themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e kanë pranuar se ka pasur fryrje të listave të veteranëve.

Sipas Bajqinovcit, listat i kanë bërë vetë komisionet dhe jo Lëvizja Vetëvendosje.

Ndërkaq, atij iu kundërpërgjigj prapë Selimi i cili tha se një gjë e tillë është paragjykim dhe për ta thënë këtë njëherë duhet ta vërtetojë gjykata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat