Thaçi: Lufta e UÇK-së nuk do të mund të bëhej pa përkrahjen e PS-së

Aktuale

Thaçi: Lufta e UÇK-së nuk do të mund të bëhej pa përkrahjen e PS-së

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 22:54
Jusuf Thaçi

Analisti, Jusuf Thaçi tha se lufta e UÇK-së nuk do të mund të bëhej pa përkrahjen e Partisë Socialiste të Edi Ramës, parti kjo që e udhëheqte Qeverinë e Shqipërisë në kohën e luftës në Kosovë.

“Lufta e UCK nuk do të mund të bëhej pa përkrahjen pothuajse të pakusht që i ka bo PS-ja dhe Qeveria që në atë kohë është udhëhequr nga PS-ja”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, në këtë debat Partia Socialiste ka më shumë të drejtë se Partis Demokratike.

"Normal që elementet e LDK-së kanë përdor aksione të caktume të qeverisë shqiptare që për shkak të presioneve ndërkombëtare raportonin që po i ndalnin disa armë me hy në Kosovë, ndërsa ato pastaj janë eksagjeru knej sikur qeveria shqiptare nuk po e përkrah UCK-në e kështu me radhë. Kjo kauzë i ka rrënjët atje, kjo përdoret edhe për inate personale e propagandistik. Në këtë muhabet, PS-ja ka më shumë të drejtë sesa PD-ja”, tha Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat