Memli Krasniqi e përshëndet miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Martyt

Aktuale

Memli Krasniqi e përshëndet miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Martyt

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 23:39
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ka përshëndetur miratimin e rezolutës kundër raportit të Dick Martyt nga Kuvendi i Shqipërisë.

Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook tha se Institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë i kanë përmbushur të gjitha obligimet për t’i trajtuar pretendimet e tilla, përkundër që sipas tij, nuk mund të ketë rezultat për diçka që s’ka as bazë as lëndë.

“Megjithatë, ne kemi paguar e vazhdojmë të ballafaqohemi padrejtësisht me koston e atyre pretendimeve të pabaza, diçka që do të duhej të merrte epilog pikërisht nga Këshilli i Evropës, për ta çliruar të vërtetën e epokës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga fabrikimet qëllimkeqe të armiqve të lirisë dhe pavarësisë sonë.

Faleminderit të gjithë deputetëve që unanimisht e votuan këtë Rezolutë, e në veçanti inicuesve dhe hartuesve të saj”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat