“Amerikanët kur mësohen me marr pare, e nuk ka më, janë të zhgënjyer”, ish-deputeti i LDK-së i “kapet” Loshit

Aktuale

“Amerikanët kur mësohen me marr pare, e nuk ka më, janë të zhgënjyer”, ish-deputeti i LDK-së i “kapet” Loshit

Nga: A.ZH Më: 22 korrik 2022 Në ora: 16:20
Liri Loshi

Ish-deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës Bardhyl Meta, i ka reaguar mjekut të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshit. Ky i fundit, ka thënë se “Amerikanët kur mësohen me marr (pare!), e nuk ka më, janë të zhgënjyer”.

E sipas Metës, Kosova me një mendësi të tillë si të Loshit, nuk mund të ketë miq dhe mbështetës, përcjell Bota sot.

Sipas tij, deklarata e Loshit është për keqardhje.

Reagimi i Metës në Facebook:

- Akuzat kosovare ndaj William Volker: “Amerikanët kur mësohen me marr (pare!), e nuk ka më, janë të zhgënjyer”!?

A mundet Kosova, me këtë mendësi si më poshtë nga Liri Loshi, t’ketë miq dhe mbështetës, kur ne - sapo kalojmë lumin (për aq sa e kemi kaluar!?) - në vend të mirënjohjes së përjetshme - etiketojmë “si të paguar” kontribuesit më të mëdhenj të çlirimit dhe rindërtimit, të shtet ndërtimit dhe Pavarësimit, miqtë të cilët edhe sot falë vendimeve te tyre politike, me forcat e tyre ushtarake garantojnë Lirinë, Svranitetin dhe Pavarësinë tonë!?

A ishin edhe Dy Presidentët Bush të paguar nga “dukatet tona”?!

Po Clintoni dhe Olbrajt, sa u paguan?!

Po e gjithë NATO, sa morën?! Arin e Trepçës apo Naftën e Obiliqit?!

- Sa shumë Ari e Pare kish pas ky vend - e sa pak mend!?

Për keqardhje!

Image
Reagimi i Metës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat