Imami i rrahur ishte ankuar në BIK dhe Polici për vëllëzërit e arrestuar

Aktuale

Imami i rrahur ishte ankuar në BIK dhe Polici për vëllëzërit e arrestuar

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 18:12
Bekim Jashari

Mbrëmë është rrahur brutalisht imami i xhamisë së fshatit Lupç, Zeqir Berisha. Sipas Kryeimamit në Podujevë, ai ishte ankuar më herët për të dyshuarit, duke thënë se ka pasur probleme për tendencat e instalimit të një “islami ndryshe” prej traditës së myslimanëve shqiptarë.

Në Frontal, Bekim Jashari, kryeimam në Podujevë, ka folur për rastin e rrahjes brutale të imamit në Lupq, për të cilin janë arrestuar tre vëllëzër nga ky fshat.

Jashari thotë se imami ishte ankuar më herët për të  dyshuarit, duke thënë se ka pasur probleme me ta, për shkak të tendencave të tyre për t’u predikuar një islam ndryshe.

”Po është ankuar. Është ankuar në Bashkësinë Islame, pastaj ka hapur rast në organet e rendit”, ka thënë kryeimami.

“Imami viteve të fundit ka pasur probleme me një predikim të një islami ndryshe, e për të cilat na kanë njoftuar. Ka pasur tendenca për ndërhyrje në autonominë e tij të punës. Shkolla jonë është Hanefi, dhe imami e ka ruajtur këtë frymë. Në këtë situatë mund të japim versionet se i besojmë imamit tonë, sepse ai është legjitim për të kryer detyrën e tij”, ka thënë Bekim Jashari.

Imami në Lupç është sulmuar mbrëmë, ndërsa Policia ka arrestuar tre vëllëzërit e dyshuar, të cilët, banorët atje i kanë përshkruar “me mjekra”.

Një nga vëllezërit e këtyre të treve i ka thënë Televizionit 7 se në fakt ai dhe vëllai i tij i arrestuar e kanë gjetur hoxhën të rrahur dhe e kanë lajmëruar policinë.

““Une me vllaun tem atdheun ishum tuj shku ne xhami për namazin e jacisë, aty ishin 1 minut përpara te xhamia qe fillon ezani, tuj shku aty e pamë imamin e xhamisë të shtrirë në tokë përpara rrethojave të xhamisë, ishte i gjakosur edhe kokën e kishte të gjakosur, ishte i mbulum me gjak, pastaj unë e thirra policinë, 192, pas policia me orientoi me thirrë 194 emergjencën pastaj e thirra edhe emergjencën edhe ju thash dërgone sa ma shpejt një njësi se është imami i xhamisë se Lupcit i lendume rende”, ka thënë Sh.M, 17-vjecar.

Bekim Jashari, kryeimam i Bashkësisë Islame ka thënë se imami ka raportuar zyrtarisht në BIK problemet që i ka pasur me vëllezërit e dyshuar, pasi sipas tij, ata kanë dashur të shtyjnë “një islam ndryshe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat