Flet babai i të dyshuarve për sulmin ndaj hoxhës në Podujevë

Aktuale

Flet babai i të dyshuarve për sulmin ndaj hoxhës në Podujevë

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 21:29
Zeqir Berisha

Imami i xhamisë në Lupçë të Poshtëm të Podujevës, Zeqir Berisha, është sulmuar të enjten mbrëma nga tre persona.

Hoxha, fillimisht u dërgua në emergjencë në Podujevë, e më pas u përcoll në QKUK. Për gjendjen e tij, të premten nuk folën nga ky institucion, mirëpo lëndimet u tha se i ka të renda nga Bashkësia Islame në Podujevë.

Policia tashmë ka pranguar tre persona. Që të tre vëllezër nga 24 deri 28 vjeç.

E babai i tre djemve të arrestuar, ani se nuk foli para kamerës, tha se bijtë i kanë thënë se Hoxhën e gjetën të gjakosur në qosh të rrugës, ku njoftuan edhe policinë.

Tek shtëpia e imamit, të premten media nuk e hasi askënd.

Ndërsa, tre të arrestuarave i është caktuar masa e ndalesës për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat