Tahiri i ashpër: Personat që kanë sulmuar hoxhën duhet me u rrasë në burg

Aktuale

Tahiri i ashpër: Personat që kanë sulmuar hoxhën duhet me u rrasë në burg

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 00:09
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se dhuna e shfaqur mbrëmë ndaj imamit të xhamisë në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës, është e papranueshme dhe e dënueshme.

“Ajo që dua të them është se secili qytetar, në këtë rast edhe secili zyrtar i shtetit, duhet ta dënoj ashpër, dhe se institucionet e Kosovës, Policia e Kosovës, duhet të bëjnë një hetim të thellë.

Të gjithë ata që kanë ushtruar dhunë ndaj imamit në Lupç, të marrin dënimin e merituar”, tha Tahiri në Edicionin Special.

“Është e papranueshme, është e dënueshme, dhe njerëzit që e kanë ushtruar atë dhunë duhet shkurt e shqip me u rrasë në burg”, shtoi deputeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat