“Demagogji e pastër”, Kurti i reagon Ramës: Zotni e pate mundësinë dhe nuk e bëre!

Aktuale

“Demagogji e pastër”, Kurti i reagon Ramës: Zotni e pate mundësinë dhe nuk e bëre!

Nga: A.ZH Më: 23 korrik 2022 Në ora: 11:33
Faton Kurti

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, i ka reaguar presidentit shqiptar Ilir Meta.

Ai ka thënë se Meta pati mundësinë të bënte më shumë për Kosovën sa ishte në pozitë, por sipas tij, pretendimi se do të bëjë më tepër nga tani, është “demagogji e pastër”.

Kurti ka treguar se i kishte dërguar kërkesë zyrtare Metës për nënshtetësinë shqiptare, por ai nuk kishte marr përgjigje, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Meta: "Që nga e hëna do të bëj shumë më tepër për Kosovën ".

Zotni e pate mundësinë dhe nuk e bëre!!!

Që në vitin 2018 në emër të Partisë Republikane të Kosovës pata bërë kërkesë zyrtare tek ish presidenti i Shqipërisë z. Meta që çdo Shqiptari kudo në rruzullin tokësor t'i jepet mundësia për të marrë nënshtetësinë shqiptare (siç e garanton edhe Kushtetuta Shqiptare).

Ish presidenti Meta kurrë nuk ju përgjigj kërkesës sonë!

Të pretendosh që pa ndonjë Post do të bësh për Kosovën shumë më tepër se çka bërë kur ishe President në rastin më të mirë tingëllon demagogji e pastër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat