​Një përmbaruesi privat i hiqet licenca

Aktuale

​Një përmbaruesi privat i hiqet licenca

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 13:38
Foto ilustrim

Ministria e Drejtësia i ka hequr licencën një përmbaruesi privat pasi ka kryer shkelje disiplinore në mënyrë të përsëritur. Ministrja Albulena Haxhiu, e cila njoftoi për këtë rast gjatë një konference për media, tha se kjo po ndodhë për herë të parë pasi komisionit disiplinor i janë lënë duart e lira të veprojë.

Ajo ka refuzuar të jap emrin e përveçëm të kësaj përmbarueseje por tha se vendimi i plotë do të publikohet në ueb faqen e ministrisë së shpejti. Ajo ka nxitur qytetarët që për çdo ankesë ndaj përmbaruesve apo noterëve ti ;drejtohen këtij komisioni disiplinor.

Haxhiu: Një përmbaruesi privat i është hequr licenca 

“Në rastin e shqyrtimit të kësaj çështje disiplinore ndaj përmbarueses private, përkatësisht pasi që i njëjti komision ka gjetur se përmbaruesja private ka kryer shkelje disiplinore gjë që e ka bërë edhe më herët në mënyrë të përsëritur ka marr vendim për shqiptimin e masës disiplinore shkarkim nga detyra. Një vendim i tillë ndodh për herë të parë që kur është funksionalizuar ky mekanizëm, kjo është ndoshta edhe për shkakun kryesor sepse komisionit ia kemi lënë duart e lira dhe e kemi rezervuar atë nga çfarëdo ndërhyrje. Ky është rasti që të kuptojnë të gjithë se ata të cilët punojnë në kundërshtim me ligjin nuk mund të kryejnë detyra për të cila ua ka besuar shteti”, tha Haxhiu.

Ministrja Haxhiu është pyetur edhe njëherë në lidhje me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë për të cilën tha se do të punojë ngushtë me Komisionin për Legjislacion që të gjitha rekomandimet e Venecias të përfshihen si amendamente. 

Haxhiu: Do të punojmë ngushtë me Komisionin për Legjislacion për Byronë

“Më lejoni t’ju njoftoj që ne kemi mirëpritur që Kuvendi i Republikës ka miratuar në parim këtë projektligj dhe rrjedhimisht jemi zotuar si Ministri e Drejtësisë që bashkë me Komisionin për Legjislacion, secili prej rekomandimeve të Komisionit të Venecias në raport me këtë projektligj të adresohet dhe të shndërrohet në amendament. Rrjedhimisht ne do të jemi pranë grupit punues të Komisionit për Legjislacion në mënyrë që t'i ndihmojmë ata për këtë çështje. Sepse ne kemi interes që një projektligj që miratohet në Kuvend të jetë në linjë me standardet evropiane, me praktikat më të mira por edhe të respektojë të drejtat e njeriut”, tha Haxhiu.

Haxhiu nuk u duk e shqetësuar nga abstenimi që i ka bërë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, këtij projektligji duke thënë se ai nuk është kundër Byrosë por po pret që rekomandimet e Venecias të përfshihen si amendamente. 

Haxhiu: Mirëpresim qëndrimin e Konjufcës për Byronë

“Ne e mirëpresim pozicionin e tij për faktin se ai ka qenë autoriteti që e dërguar Projektligjin për Byronë në Komisionin e Venecias pas kërkesave të opozitës. Prandaj, ai ka sqaruar se derisa Komisioni për Legjislacion t'i përfshijë rekomandimet e Komisionit të Venecias do ta mbajë atë qëndrim. Ai nuk e kundërshton Projektligjin për Byronë siç e keni parë në momentin që e kemi dërguar në qeveri këtë projektligj, e ka mbështetur dhe mirëpritur si të tillë dhe siç jeni në dijeni LVV si grup parlamentar ka kohë që e ka proceduar edhe gjatë kohës sa ka qenë në opozitë. Prandaj, ai e ka arsyetuar dhe ne e kemi mirëpritur qëndrimin e tij”, tha Haxhiu.

Edhe pse me kundërshtimin e opozitës, Kuvendi i Kosovës më 14 korrik miratoi në parim Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ndërsa kryeparlamentari Glauk Konjufca ka abstenoi sërish.Projektligji mori 58 vota pro dhe tre abstenime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat