Vajza me “babain prokuror”/ Pozhari vjen me një reagim epik, e ndërlidh me një rast me djalin e tij!

Aktuale

Vajza me “babain prokuror”/ Pozhari vjen me një reagim epik, e ndërlidh me një rast me djalin e tij!

Nga: M.H. Më: 23 korrik 2022 Në ora: 20:17
Xhevdet Pozhari

Gjatë ditës së sotme vëmendjen e opinonit ka marr ngjarja e një vajze e cila për pak sa nuk e ka shtypur një grua e më pas nuk ka dëshiruar të ndalet duke pretenduar që e ka babin prokurorë.

Në lidhje me këtë temë analisti Xhevdet Pozhari përmes një postimi në Facebook ka reaguar.

Ai u shpreh se kjo ngjarje ia kujton dokumentarin për jetën e Ronaldos, përcjell “Bota sot”.

Në një pjesë ku ai e çon djalin në shkollë, e hap garazhin dhe aty shihen të renditura disa vetura luksoze, e djalit nisën me i shëndrit sytë dhe me më shiku vjedhurazi. Veç sa s'më thojke kqyr çfarë babe njëherë, shton tutje analisti.

Postimi i plotë

Kjo puna e kësaj vajzës "me babën prokuror" po ma kujton një moment kur me djalin e vogël ishim t'u e pa dokumentarin për jetën e Ronaldos.

Në një pjesë ku ai e çon djalin në shkollë, e hap garazhin dhe aty shihen të renditura disa vetura luksoze, cila ma e shtrenjtë se tjetra.

Djalit nisën me i shëndrit sytë dhe me më shiku vjedhurazi. Veç sa s'më thojke kqyr çfarë babe njëherë.

Hala pa e hap gojën, i them: Ky Ronaldo sa mirë! Hiq kurgjo nuk ka prit prej babës, krejt i ka mbërri vet.

- Po, ma ktheu djali, ama kur ka bo pare baba i kish pas vdekë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat