Suspendohet polici nga Gjakova që gjuajti për qejf me armën zyrtare, ky është dyshimi që rëndon mbi të

Aktuale

Suspendohet polici nga Gjakova që gjuajti për qejf me armën zyrtare, ky është dyshimi që rëndon mbi të

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 09:24
Etnik Shyti

Zyrtari policor nga Drejtoria Rajonale në Gjakovë, Etnik Shyti, do të hetohet në lidhje me të shtënat me armë zjarri, në një villë në Jezerc të Ferizajt gjatë ditës së djeshme. Për këtë rast, u aktivizua edhe Inspektorati Policor të Kosovës.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se IPK ka rekomanduar suspendimin e zyrtarit policor Shyti, nën dyshimet për veprat penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës”. Polici në fjalë është paraqitur vet në stacion policor, me ç’rast i është konfiskuar arma zyrtare dhe është intervistuar nga hetuesit e IPK-së.

Prokurori i Shtetit e ka liruar të dyshuarin Shyti, ndërkohë që së shpejti pritet të bëhet ekzaminimi i vendit të ngjarjes, për të mbledhur prova në lidhje me rastin.

Gjuajtja me armën zyrtare i kushtoi zyrtarit policor Shyti ndaj të cilit kanë nisur hetimet, nën dyshimet se shkrepi disa herë me të.

Ajo që dihet deri më tani është se polici Etnik Shyti ka qenë bashkë me një shok dhe dy vajza, të ndarë në çifte, kur shkuan te villa (emër i njohur për redaksinë) në Jezerc, në oborrin e së cilës dyshohet se kanë shtënë me armë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat