Krasniqi: Vendimi i ARKEP-it që po dëmton rëndë shtetësinë dhe ekonomin e vendit

Aktuale

Krasniqi: Vendimi i ARKEP-it që po dëmton rëndë shtetësinë dhe ekonomin e vendit

Më: 24 korrik 2022 Në ora: 12:36
Skënder Krasniqi

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Skënder Krasniqi ka shkruar se ARKEP duke ia mundësuar kompanive që shpërndajnë internetin të përdorin IP të Serbisë, është duke e dëmtuar rëndë dhe në kontiunitet shtetësinë e Republikës së Kosovës por edhe ekonomin e vendit.

Ai ka shkruar në Facebook se në takime me përfaqësues të institucioneve kanë kërkuar që kjo shkelje të ndërpritet, megjithatë realitet nuk po ndryshon.

“Me internetin e Telekomit të Kosovës dhe si me IPKO nuk figuron Kosova por del si pjesë e Serbisë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Krasniqit:

Lejimi nga ana e ARKEP-it (http://www.arkep-rks.org) që kompanitë shpërndarëse të internetit të përdorin IP të Serbisë, është duke e dëmtuar rëndë dhe në kontiunitet shtetësinë e Republikës së Kosovës dhe ekonomin e vendit.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ( Oda e Afarizmit të Kosovës )tash e disa vite me radhë është duke u takuar me institucionet dhe duke iu dërguar edhe letra ( ARKEP-it, Ministrave të Ekonomisë, kryeministrave...) që të ndërpritet kjo shkelje, por realiteti nuk po ndryshon.

Në foto me poshtë shihet se si del me internetin e Telekomit të Kosovës dhe si me IPKO. Në foto nuk figuron as Kosova por del si pjesë e Serbisë. Kërkimi është bërë nga Prishtina përmes https://whatismyipaddress.com.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat