Ministri Liburn Aliu në takim me ambasadorin amerikan

Aktuale

Ministri Liburn Aliu në takim me ambasadorin amerikan

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 17:39
Foto nga takimi

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, është takuar sot me ministrin e Mjedisit, Planifikimin Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. 

Sipas një njoftimi të Ambasadës amerikane në Prishtinë, Hovenier, është ndarë i kënaqur nga diskutimi i sotëm me Aliun. Ata kanë biseduar për strategjinë e parandalimit të ngrohjes globale. 

“Ambasadori Hovenier: Diskutim i shkëlqyeshëm sot me Ministrin Liburn Aliu. Përgëzimë Qeverisë së Kosovës në angazhimin e tyre në në zotimin e përbashkët global të metanit. Ky zotim shihet si strategjia e ‘vetme më efektive’ për të parandaluar ngrohjen globale”, thotë njoftimi i Ambasadës. 

Javën e kaluar, Amabasada amerikane përgëzoi Kosovën për miratimin e Zotimit Global për Metanin. Ambasadori shkroi se Kosova po bënte hapa drejt një mjedisi më të gjelbër, duke njoftuar se këtë javë do ta takonte ministrin Aliu, për të folur rreth zbatimit të zotimit për metanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat