​Krimet ekonomike të PK-së në dy raste të ndara arrestojnë 7 persona të dyshuar

Aktuale

​Krimet ekonomike të PK-së në dy raste të ndara arrestojnë 7 persona të dyshuar

Më: 25 korrik 2022 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë ka realizuar sot dy operacione policore që kanë rezultuar me arrestimin e shtatë personave të dyshuar të përfshirë në aktivitete kriminale.

Rasti i parë është realizuar në Obiliq, ku janë arrestuar O.K. dhe A.D., përgjegjës për mbikëqyrjen e punimeve në projektin “Ndërtimi i brezit të gjelbër – Kosova A”, pasi duke mos iu përmbajtur kritereve të projektit që ndërlidhen me vendosjen e madhësisë së gypave, dyshohet se i kanë shkaktuar buxhetit të Komunës së Obiliqit dëme të konsiderueshme materiale.

Me vendim mbi ndalimin nga prokurori kompetent të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti i dytë është realizuar po sot në rajonin e Prizrenit ku janë arrestuar pesë persona mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikimi i dokumentit zyrtar.

DHKEK ka kryer veprime hetimore mbi dyshimet e evidentuara nga Zyra e Auditorit Kombëtar, se zyrtar nga Zyra për Kthim dhe Komunitete ne Komunën e Prizrenit, dyshohet se janë të përfshirë në veprat penale lidhur me tenderin “Furnizimi me material ndërtimor për ndërtimin e shtëpive të familjeve skamnore dhe rasteve sociale të komunitetit minoritar në Komunën e Prizrenit”

Nga veprimet hetimore të zhvilluara janë siguruar dëshmi se katër zyrtarët nga Zyra për Kthim dhe Komunitete në Komunën e Prizrenit (C.B, I.D, R.D, A.I, dhe SH.B, përgjegjës i Operatorit Ekonomik, në bashkëkryerje kanë kryer dy veprat penale të lartcekura.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve të personave të dyshuar, Komuna e Prizrenit kishte paguar faturat sipas listave të propozuara, duke dëmtuar në radhë të parë familjet skamnore si përfituese, si dhe Komunën e Prizrenit si autoritet kontraktues, së paku në shumën qe aktualisht është rreth trembëdhjetë mijë euro.

Veprimet lidhur me këtë rast janë kryer në bashkëpunim me prokurorin kompetent, ku pasi janë shoqëruar dhe intervistuar pesë personat e dyshuar, me aktvendim të prokurorit të shtetit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat