Bleron Baraliu flet për marrëdhëniet Kurti-ShBA

Aktuale

Bleron Baraliu flet për marrëdhëniet Kurti-ShBA

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 00:35
Bleron Baraliu

Analisti me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleron Baraliu, ka folur për marrëdhëniet midis shtetit në të cilin jeton dhe qeverisë së Albin Kurtit, duke thënë se ato vazhdojnë të jenë të mira.

Ai nuk e sheh problematike midis dy vendeve situatën e krijuar rreth refuzimit të projektit të energjisë nga ana e kryeministrit.

“Ka pasur edhe refuzime të tjera më parë rreth projektit të energjisë në Kosovë apo jo nga qeveritë e mëparshme siç edhe mund të lexoni reagimet e qeverisë amerikane të gjitha ofertat gjithsesi duhet të vlerësohen në raport me interesat e shtetit të Kosovës, amerikanët nuk kanë të tillë që insistojnë të kryhet një projekt për arsye se u takon interesave të tyre e askush nuk mund të gjykojë më mirë se qeveria e Kosovës dhe gjykimi i qeverisë Kurti ka qenë që nuk ka qenë ideale të vazhdohet me atë projekt”, ka thënë Bajraliu në Edicionin Special.

Baraliu tha se për qeverinë e Kurtit ka hapësirë për kritikë, mirëpo kjo në raport me ShBA-në sipas tij është sajesë e mediave dhe gjë e orkestruar nga kundërshtarë të Kurtit.

“Unë nuk po hy në detaje e as nuk jam ekspert i kësaj fushe, ,mirëpo mendoj që nuk ka pasur ndonjë ftohjet apo ndonjë keqreagim. Besoj që marrëdhëniet mes qeverisë së Kosovës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë në të njëjtin nivel që kanë qenë më parë janë të frytshme, janë konsistente, dhe të gjitha të tjerat janë njëfarë sajese e mediave, edhe ndoshta një fushatë e orkestruar nga këndet e ndryshme që po mundohen ta kritikojnë Qeverinë Kurti”.

“Mendoj që ka mjaft hapësirë për ta kritikuar qeverinë, sidomos për mospunën apo mungesën e ritmit të punës mirëpo në raport me marrëdhëniet mes qeverisë Kurti dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk shoh asnjë element për shqetësim apo diçka që mund të krijojmë mbi aludimet që po bëhen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat