Deputeti i VV-së “godet” kundërshtarët e Kurtit: Mitet dekadëshe mbi “Anti-Amerikanin” që u përmbysën për vetëm dy vite

Aktuale

Deputeti i VV-së “godet” kundërshtarët e Kurtit: Mitet dekadëshe mbi “Anti-Amerikanin” që u përmbysën për vetëm dy vite

Nga: M.L. Më: 26 korrik 2022 Në ora: 21:29
Albin Kurti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba, ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti në SHBA duke e ndërlidhur me komentet që janë bërë në vazhimësi se ai është “antiamerikan”.

Zyba në një postim në Facebook ka shkruar se mitet dekadëshe mbi “antiamerikanizmin” e Kurtit u përmbysën për vetëm dy vite.

Postimi i plotë:

Mitet dekadëshe mbi “Anti-Amerikanin” që u përmbysën për vetëm dy vite:

- Nuk do të bëhet asnjëherë kryeministër sepse Amerika nuk e do

- Nuk mund të udhëtojë në Amerikë sepse është në “No Fly list”

- Nuk mund të udhëtojë në Amerikë sepse nuk i japin vizë

- Nuk po udhëton në Amerikë sepse nuk po e ftojnë

- Nuk mund të shkojë në Amerikë sepse nuk e pret askush

- Mbase mund të udhëtojë në Amerikë por asnjë zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë nuk do ta takojë

- Mbase mund të udhëtojë në Amerikë por asnjë zyrtar i lartë i Departament të Shteti nuk do ta takojë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat