Osmani: Partneriteti me SHBA-në ka qenë ekzistencial

Aktuale

Osmani: Partneriteti me SHBA-në ka qenë ekzistencial

Më: 26 korrik 2022 Në ora: 23:36
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka falënderuar sekretarin Blinken për takimin dhe ka thënë se populli i Kosovës është mirënjohës për kontributin e vazhdueshëm të SHBA-së për Kosovën.

Ajo ka thënë se ndihma amerikane ka qenë ekzistenciale për të arritur lirinë, në rrugën për pavarësi e në zhvillimin si demokraci.

"Ashtu siç keni qëndruar me ne ju sot qëndroni me Amerikën. Dëshiroj t’ju siguroj që edhe populli i Kosovës qëndron me Ukrainën. Jemi të kënaqur që qëndrojmë me ju. Kosova është duke shkuar krah më krah me ushtarët amerikanë në misionet ndërkombëtare. Do të punojmë me SHBA-në që pozita ndërkombëtare e Kosovës të forcohet dhe ta fitojmë vendin e merituar në komunitetin euro-atlantik”, ka deklaruar ajo.

Osmani ka thënë po ashtu se garanton që Kosova është me popullin e Ukrainës kundër agresionit rus.

“Siç e dini Vladimir Putin ka bërë përpjekje që të destabilizohet Ballkani Perëndimor, por ne vazhdojmë të mbesim aleatë me SHBA-në dhe BE-në për t’u siguruar që t’i ndalim planet e Rusisë“, u shpreh presidentja Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat