Pesë vjet që nga themelimi i “Alternativës” së Mimoza Kusari-Lilës, sot organizohet pritje 

Aktuale

Pesë vjet që nga themelimi i “Alternativës” së Mimoza Kusari-Lilës, sot organizohet pritje 

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 07:25
Mimoza Kusari-Lila

Pesë vjet që nga themelimi i “Alternativës”, sot organizojnë pritje 

Alternativa e Mimoza Kusari-Lilas shënon pesë vjetorin e themelimit.

E në rastin e këtij shënimi, ky subjekt politik do të organizojë pritje duke filluar nga ora 19:00.

Subjekti politik në fjalë është brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, saktësisht kryetarja e kësaj partie është shefe e grupit më ta madh parlamentar, LVV-së.

Në fillim themelues i Alternativës ishte edhe Ilir Deda, por më vonë ai ishte larguar.

E Mimoza-Kusari thotë se subjekti i saj funksionon, edhe pse aktivitetet e “Alternativës”, janë të radha dhe numri i anëtarëve është po ashtu minor.

Sipas kryetares së saj, Kusari-Lilas, kjo parti politike i promovon vlerat dhe parimet liberale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat