“Unë e di ku e keni…”, Duda Balje i reagon ashpër deputetëve të Vetëvendosjes, kjo është arsyeja

Aktuale

“Unë e di ku e keni…”, Duda Balje i reagon ashpër deputetëve të Vetëvendosjes, kjo është arsyeja

Më: 27 korrik 2022 Në ora: 16:48
Duda Balje

Takimi i sotëm i Komisionit Hetimor për Energji është karakterizuar nga përplasjet, me nënkryetarin e këtij Komisioni, Armend Muja, i cili ka propozuar përjashtimin nga komisioni të deputetes Duda Balje dhe deputetit Ljubinko Karaxhiq.

Por, është shtyrë votimi i kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për përjashtimin e deputetes Duda Balje dhe deputetit Ljubinko Karagjiq, nga Komisioni Hetimor për Energji.

Balje e lëshoi pastaj mbledhjen.

“Unë e di ku e keni dhimbjen, pasi nuk mund ta kontrolloni Komisionin. Ju nuk jeni të sigurt si do të votohet nesër, pasnesër. Pranojeni që nuk i keni pesë vota”, deklaroi Balje.

Lidhja Demokratike e Kosovës e bojkoton komisionin deri të fillojnë intervistimet, pse konsideron se shumica nuk është serioze.

Mbledhjen e kaluar, Balje ka kundërshtuar propozimin e VV-së që intervistat të bëhen sipas periudhave të caktuara “Cik-Cak”, jo kronologjikisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat