Mbi 10 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

Aktuale

Mbi 10 mijë raste aktive me coronavirus në Kosovë

Më: 28 korrik 2022 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Numri i rasteve aktive me koronavirus në Kosovë ka arritur në shifrën në mbi 10 mijë.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje për 10 mijë e 830 raste aktive me COVID-19 në vendin tonë.

Dje u konfirmuan 1 mijë e 853 raste të reja, derisa u raportua edhe për tre të vdekur

Gjatë 24 orëshit të fundit 840 qytetarë u shëruan.

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë vazhdimisht thirrje për bartje të maskave në ambient të mbyllur dhe vaksinim me dozat përforcuese të vaksinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat