“Arben Gashi sapo e pranoi se Albin Kurtit i beson më shumë se vetes, andaj humbjen e ka të merituar”

Aktuale

“Arben Gashi sapo e pranoi se Albin Kurtit i beson më shumë se vetes, andaj humbjen e ka të merituar”

Nga: H.O. Më: 28 korrik 2022 Në ora: 08:26
Arben Gashi

Në mbrëmje, deputeti i LDK-së, Arben Gashi në një debat televiziv ka folur rreth vizitës së krerëve të shtetit në SHBA. Poashtu edhe për qeverisjen Kurti në përgjithësi dhe Asociacionin e komunave në veҫanti.

Deklaratat e Gashit i ka komentuar edhe analisti politik i njohur edhe si mjeku i UҪK-së, Liri Loshi.

Ai thotë se deputeti Gashi thotë se Asociacioni duhet me ndodhë, mirëpo nëse ka ndonjë zgjidhje edhe më të mirë atë e mbështesin.

“Na LDK-ja, tha Arben Gashi në Debat Plus, mendojmë se Asociacioni i komunave serbe duhet gjithsesi me u ba. Mirëpo, shtoi ai, nëse arrihet një zgjidhje më e mirë për Kosovën, ne patjetër se e mbështesim atë. Mos me analizu mirë, kjo deklaratë duket përfekte, por kur ia heq shminkat e karminën nuk mbetet kurrgjë në të. Pse? Sipas Arben Gashit, sikur LDK-ja të ishte në pushtet, Asociacioni i komunave serbe ose do të ishte punë e kryer, ose do të kryhej së shpejti. Sepse, ky do të ishte ”maksimumi” i LDK-së në negociata me Serbinë. Në fakt, ky maksimum është në favor të serbve dhe jo të shqiptarëve si shumicë, apo të Kosovës si shtet”, shkruan Loshi.

Ai tutje shkruan se ‘kur Gashi thotë: “mirëpo, nëse arrihet një zgjidhje më e mirë për Kosovën, ne gjithnjë e mbështesim atë,” duket se as që mendon çfarë thotë! Si mumd të mendosh se do të arrishë një zgjidhje më të mirë, nëse paraprakisht e ke ofruar Asociacionin si opcion final’.

“Po athua, a flet Arben Gashi pa menduar, vërtet? Jo, ai mendon mirë e pastaj flet. Kur ai përmend mundësinë e një rezultati më të mirë për Kosovën, mendjen e ka tek Albin Kurti, i cili deri tash e mohon Asociacionin si opcion. Pra, edhe vetë Gashi mendon në vete se me LDK-në dialogu do të përfundonte me Asociacion, por me Albinin mund të arrihet një zgjidhje më e mirë! Kur ti e pranon kaq qartë se më shumë i beson kundërshtarit politik sesa vetes, atëherë edhe humbjen në zgjedhje e ke të sigurtë dhe të merituar”, shkruan Liri Loshi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat