Arben Gashi paralajmëroi rrëzimin e Qeverisë Kurti, reagon analisti nga Amerika: Ja pse nuk mund të ndodh kjo

Aktuale

Arben Gashi paralajmëroi rrëzimin e Qeverisë Kurti, reagon analisti nga Amerika: Ja pse nuk mund të ndodh kjo

Nga: N. Sh. Më: 28 korrik 2022 Në ora: 18:11
Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi ka paralajmëruar rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Ai ka thënë se tetë deputet të pozitës do të kalojnë në LDK, ndërsa për qeverinë ka shtuar se në vjeshtën e vonshme mund të bie.

mirëpo, Gashit i ka reaguar profesori dhe analisti politik Binak Maxharraj.

Ai i quan gëjneshtra deklaratat e Gashit, për të cilin shton se tashmë opinioni është i njohur me këtë.

Maxharraj pohon se për të shkuar deputetët në LDK-së, së pari duhet që LDK-ja të reformohet.

Postimi i plotë:

FLOSKULË POLITIKE E ARBEN GASHIT?!

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së, Arben Gashi ka thënë se në vjeshtën e vonshme pritet të ketë rënie të Qeverisë Kurti 2, pasi sipas tij si shenjë e pakënaqësisë, tetë deputetë të koalicionit qeverisës pritet të kalojnë në LDK.

Kështu paska deklaruar Shefi i grupit parlamentar i LDK, Arben Gashi. Këte se çka e thotë Gashi, le që nuk i beson as vetes, por askush tjetër me dy fije mend në kokë, sepse me gënjeshtra të tilla të Arben Gashit veç është i njohur opinion i gjërë edhe me parë.

Së pari, për të ardhë te LDK tetë deputet të koalicionit të tashëm qeveritar duhet që LDK të reformohet rrenjësisht, sepse në LDK ende e kësaj dite janë rrënjët e Klanit të Isa Mustafës të cilët e qitën në dy gjunjë LDK në vetëm 12%, bile ata në vend se të dënohen janë avansuar për kryetar nderi të përjetëshëm të LDK dhe të shkojnë tetë deputet në LDK kjo është vetem një ëndërr, mbase mund të kaloj të ta vetëm ndonjë Duda Balje,

Së dyti, për tu rrëzuar qeveria Kurti II, LDK-së i mungon një Richard Grenell i cili pësoi fijasko politike në zgjedhjet presidenciale në Amerikë se bashku me shefin e ti Donald Trump të cilët elektorati amerikan i qiti jashtë lojës bash siku i qiti jashtë lojës elektorati Kosovar Paninstët dhe Grenellistët e LDK. Por Richard Grenell mund të sillet rreth e rrotull si proserb që ishte herë në Beograd e herë në Tiranë, por as edhe 100 Grenella të bëhen sëe bashku me të gjithë Grenellat e Kosovës nuk kanë shansin as më të voglin të rrëzojnë Qeverinë Kurti II. Richard Grenelli është i pavlerë për qeverinë Kurti II.

Panistët dhe Grenelistët mund të shohin vetëm ëndërr kthimin në pushtet sepse kësaj qeverie i qëndron pas populli e jo pazaret politike midis partive. Ndoshta ata mund të arrijnë në pushtet pasi që ti pastrojnë hesapet me keqpërdorimet e tyre në qeverisjet e maparshme, e kjo do te zgjat bile më së paku për nja 10 vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat